76 të vdekur në 7 muaj nga aksidentet rrugore!

Aksidentet me pasoja të rënda në Shqipëri vijojnë të mbeten në shifra të larta. Vetëm përgjatë këtij 7 mujori në të gjithë vendin kanë humbur jetën 76 persona, 15 prej tyre vetëm në Tiranë.

Renis Muça tentonte të kalonte me biçikletë në krahun tjetër të rrugës kur u përplas nga makina “Audi” e drejtuar nga 18-vjeçari Fabjan Haxhiaj.

14-vjeçari ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ndërsa aksidenti i shtohet ngjarjeve të rënda rrugore të ndodhura vetëm në Tiranë.

Në Shqipëri, nga janari e deri më 15 korrik kanë humbur jetën 76 persona, ndërsa kur jemi në pikun e sezonit veror vetëm në Tiranë për të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 15 persona.

Shumica e aksidenteve të rënda ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ku sipas statistikave, nga 583 aksidente rrugore 493 prej tyre janë shkaktuar nga drejtuesit.

Shkarkoni aplikacionin e A2