Aksidenton 14-vjeçarin, policia arreston 18-vjeçarin

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar i cili ka aksidentuar një 14-vjeçar në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë.

Shtetasi i vënë në pranga, me inicialet F. H., duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar shtetasin R.M., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shkarkoni aplikacionin e A2