Aksioni antiinformalitet, Dilaveri: Fokusi i qeverisë, i gabuar

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri, e konsideron të gabuar fokusin e qeverisë për aksionin antiinformalitet.

Sipas Dilaverit, evazionin e bëjnë subjektet e mëdha dhe jo bizneseset e vogla: “Edhe niveli i të ardhurave në buxhet është në favor të bizneseve të mëdha. Kam përshtypjen që është një zgjidhje propagandistike e importuar nga ideja që biznesi i vogël është gjatë gjithë kohës në kontakt me tatim-paguesin dhe me qytetarin. Ka më shumë efekt propagandistik nëse shkohet te ata”.

Sa i përket kasave fiskale, ku kryeministri Edi Rama deklaroi se 15 mijë pajisje në të gjithë vendin janë joraportuese, Dilaveri u shpreh se e kanë keqinformuar.

Sipas tij, politikat e qeverisë kanë qenë të gabuara, si në rastin e uljes së TVSH-së për turizmin, i cili nuk ka ulur informalitetin në këtë sektor, për të cilin nuk ka ende një shifër zyrtare, edhe pas aksionit të parë antiinformalitet në 2015-n. 

Shkarkoni aplikacionin e A2