Bayern mposhtet nga Arsenali, alarmohet Lewandowski

Debutim zhgënjyes për Bajernin e Mynihut në turneun International Champions Cup, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Kampionët e Gjermanisë humbën 2 me 1 përballë Arsenalit, me ndeshjen në Los Anxhelos që u vendos nga goli i “Topçinjve” në sekondat e fundit të lojës.

Pas takimit, kapiteni i Bajernit, Robert Lewandowski, i cili shënoi edhe golin e barazimit të përkohshëm, dha alarmin se bavarezët duhet të përforcohen për të synuar të fitojnë çdo trofe. Natyrshëm që shqetësimi i yllit polak lidhet me Champions League, aty ku gara është mjaft e ashpër.

Bajerni do të kthehet në fushë në mbrëmjen mes së shtunës dhe të dielës, ku do të luajë ndaj Realit të Madridit, ndërsa Arsenalin e pret sfida me Fiorentinën.

Shkarkoni aplikacionin e A2