Demokratët në ShBA: FaceApp kërcënon sigurinë! FBI të kryejë hetime

Lideri i pakicës demokrate në Senatin Amerikan, Chuck Schummer i kërkoi FBI-së dhe Komisionit Federal të Tregtisë të nisin një hetim kombëtar për sigurinë dhe privatësinë lidhur me aplikacionin e krijuar në Rusi FaceApp, i kthyer në nje trend gjatë ditëve të fundit.  

Aplikacioni viral në smartfon, që fitoi popullaritet për shkak të një filtri që plak fytyrat e përdoruesve, kërkon qasje të plotë e të parevokueshme tek fotot dhe të dhënat personale. Në letrën dërguar Byrosë Federale të Hetimeve dhe Komisionit të Tregtisë, Schummer shkruan: “Qasja në të dhënat dhe fotot personale mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare dhe privatësine e miliona qytetarëve amerikanë”.

Schummer ngre pikëpyetje se si Faceapp lejon palët e treat, përfshirë qeveritë e huaja, të kenë akses tek të dhënat. Gjithashtu, Komisioni Kombëtar Demokrat parlajmëroi kandidatët e partisë për presidencialet e 2020-s të mos e përdorin aplikacionin, duke e vënë theksin tek prejardhja ruse e tij.

Megjithë dyshimet se FaceApp mund t’ia përcjellë të dhënat qeverisë ruse, kjo nuk është provuar ende. Përfaqësuesit e FaceApp, i krijuar nga një kompani me bazë në Shën Petersburg, thanë në faqen e tyre në internet se kanë 80 milionë përdorures aktivë në botë.

Por, në një deklaratë ata mohuan ndarjen e të dhënava me palë të treta. Shefi ekzekutiv i kompanisë është Yaroslav Goncharov, ish-drejtues i Yandex, i njohur si Google rus. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN