Dështon edhe Kukësi në Europë, barazimi nuk vlen ndaj hungarezëve – A2

Dështon edhe Kukësi në Europë, barazimi nuk vlen ndaj hungarezëve

Edhe Kukësi, po ashtu si Teuta, Laçi dhe Partizani nuk ka mundur të kualifikohet për në fazën e ardhshme të Europa League.

Edhe pse nga “Elbasan Arena” nënkampionët e Shqipërisë nuk dolën të mundur, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 1-1, i eliminoi rezultati i ndeshjes së parë, ku u mposhtën thellë 3-0.

Kukësi zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë, duke arritur të kalojë në avantazh me anë të Ethemit, i cili pati edhe një tjetër mundësi të artë për shënim, por u ndal nga portieri.

Në pjesën e dytë, Debreceni barazoi me Szatamari në minutën e 58 dhe aty u shuan edhe shpresat e Kukësit për një kualifikim të mundshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2