Dosja “Shullazi” në “ngërç”, lëvizja e radhës nga të pandehurit: Të përjashtohet gjyqtari

Pas dështimit të 16 seancave gjyqësore radhazi, të pandehurit e dosjes “Shullazi”, në Apelin e Krimeve të Rënda bëjnë një tjetër lëvizje që mund të pengojë procesin.

Siç paralajmëruan në seancën e fundit, ata kanë depozituar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni nga trupi gjykues. Të bashkëpandehurit e Emiliano Shullazit pretendojnë se gjyqtari i Apelit Durrës, i deleguar në çështjen e tyre, ka konflikt interesi.

Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Nure Dreni. Shtatë seanca të këtij gjykimi kanë dështuar për shkak të mosplotësimit të trupës me gjyqtarë. Të tjerat janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2