Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Ferri i teknologjisë së lartë”, burgu ku El Chapo po mbyll ditët

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 14:14 | Bota

Burgim i përjetshëm, plus 30 vite. Ky ishte dënimi që mori narkotrafikanti famëkeq Joaquin El Chapo Guzman, i shpallur fajtor për dhjetë akuza tepër të rënda nga një gjykatë amerikane në korrik 2019.

I njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet meksikane, El Chapo është mbyllur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, “ADX Florence”, të quajtur edhe “Alcatraz i maleve shkëmborë”. Burgu ndodhet në shtetitn e Kolorados, në një zonë larg kontakteve me botën e jashtme, ku pas mureve të lartë ka mijëra metra katrorë shkretëtirë dhe male të lartë.

62-vjeçari El Chapo, i cili u dënua si kreu i Kartelit të Sinaloas, qendron i vetëm në qeli, por ka “shokë burgu” disa nga kriminelët më famëkeq të dënuar në Shtetet e Bashkuara. Në total aty ndodhen 400 të burgosur, pjesa më e madhe e të cilëve qëndrojnë brenda mureve për 23 orë në ditë dhe dalin për të marrë ajër vetëm një orë në ditë.

Një raport i Amnesty International zbuloi se të burgosurit shpesh kalonin vite në izolim, ndërsa një ish-i burgosur, në një intervistë për “The Boston Globe”, e përshkruante vendin si një “ferr i teknologjisë së lartë”. Shumica e të burgosurve aty ka një televizor në dhomë, ndërsa e vetmja dritë natyrale hyn nga një dritare 10x10 cm. Nga ana tjetër, ushqimi konsumohet në qeli, pak centimetra nga tualeti.

Gardhet e jashtëm me telat me gjemba, rojet e armatosura, patrullat dhe qentë, e bëjnë përpjekjen për t’u arratisur nga aty praktikisht një vetëvrasje. Por edhe nëse i burgosuri arrin të kalojë gardhin, është e pamundur që të fshihet në një territor të tillë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu