Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Infrastruktura rrugore, akset ku do të nisin punimet

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 12:30 | Ekonomi
Infrastruktura rrugore, akset ku do të nisin punimet

Investimet në rrjetin rrugor në Shqipëri do të përqendrohen në arteriet kryesore dhe rrugët që lehtësojnë aksesin për udhëtarët dhe turistët.

Inxhinierja Ariana Hasani, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë të ditur projektet që pritet të nisin punimet së shpejti dhe ato që synojnë të rrisin sigurinë rrugore.

“Do të punohet për dy lotet e Kardhiq-Delvinës, përmirësim sinjalistike për rajonin verior dhe atë jugor dhe projekti Tiranë-Durrës për të ardhmen”, deklaroi Hasani.

Sipas ekspertit Fatos Çoçoli, hapja e rrugëve për trafikun para përfundimit të plotë pengon punën e kontraktorëve dhe mund të përkthehen në vonesa kohore, kosto dhe cilësi më të dobët.

Ndërsa për inxhinierin dhe eskpertin e sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të detyrojë kontraktorët të zbatojnë rregullat e Kodit Rrugor, veçanërisht në vendosjen e sinjalistikës në akset ku kryhen punime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani