Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Inva Mula flet për momentin e vështirë shëndetësor dhe mjekun që e kuroi

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 22:20 | Aktualitet
Inva Mula flet për momentin e vështirë shëndetësor dhe

Mes të tjerash, sopranoja Inva Mula zbuloi në emisionin “I Ftuari” problemin shëndetësor që kishte kaluar kohët e fundit si pasojë e lodhjes të tejskajshme.

Sipas saj, marrja përsipër e çdo gjëje kishte tejkaluar mundësitë fizike, gjë që e çoi në humbje të vetëdijes. Sopranoja e njohur nuk harroi të falenderonte profesorin Mentor Petrela dhe ekipin e tij që e kishin kuruar me shumë përkujdesje.

“Pata një pamundësi, e cila më dha një mësim të madh . Çdo gjë që merrja përsipër, ndoshta e merrja mbi mundësitë e mija fizike, jo intelektuale dhe artistike, se mendoja që e bëj. Gjithë jetën time kam akumuluar më shumë detyrime sesa ndoshta mbante shëndeti dhe e pësova me një lodhje të madhe, me një humbje të vetëdijes komplet dhe nuk arrita dot as festivalin ta mbaroja. Por pata fatin e madh të isha në duar shumë të sigurta, me ekipin dhe profesorin e madh Mentor Petrela, ku u ndjeva kaq e përkëdhelur dhe Zoti më ndihmoi. U kurova këtu pasi isha këtu dhe nuk mund të lëvizja”, tregoi Inva Mula për gazetarin Endri Xhafo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë