Këlliçi: Rama po kërkon ta prishë në fshehtësi Teatrin, do ta mbrojmë me çdo kusht

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi njofton se Ministria e Kulturës ka urdhëruar ditën e enjte zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar për të filluar me zbatimin e projektit për prishjen e tij. Sipas Këlliçit, kryeministri Edi Rama po kërkon që ta prish në fshehtësi teatrin, por qytetarët dhe demokratët nuk do ta mbrojnë me çdo kusht.

“Mëngjesin e sotëm Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në mënyrë të pabesë, pushteti jo-legjitim, i një minorance politike aspak përfaqësuese, hodhi sot hapin e parë për zbrazjen fizike të Teatrit Kombëtar”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.

Më tej, kreu i të rinjve demokratë bën me dije se Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj zgjodhën muajin korrik për prishjen e teatrit me shpresën se kjo gjë nuk do të vihet re nga qytetarët. Ai i kërkon kryeministri Rama dhe kreut të Bashkisë, Veliaj që të tërhiqen nga ky akt.

“Jo rastësisht Edi Rama dhe Erion Veliaj përzgjodhën muajin korrik, në prag pushimesh, me shpresën se ky gjest nuk do të vihet re nga qytetarët dhe do të kalojë ashtu siç kanë kaluar shpesh me trishtim, masakra të tjera të përditshme që po i bëhen trashëgimisë historike të kryeqytetit. Hiqni dorë nga kjo marrëzi, përpara se te jetë tepër vonë për ju! Teatri Kombëtar do të mbrohet me çdo kusht, me çdo sakrificë dhe pa asnjë kompromis!”, përfundon Belind Këlliçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN