Kontratat koncesionare, debate në Parlament për ndryshimet e PPP – A2

Kontratat koncesionare, debate në Parlament për ndryshimet e PPP

Ndryshimet e ligjit të PPP janë shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës së re në seancën e fundit plenare.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se këto ndryshime jo vetëm do të rrisin transparencën, por do të forcojnë gjithashtu edhe kontrollin e ministrisë në vlerësimin dhe miratimin e kontratave koncesionare.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës janë shprehur skeptikë lidhur me dy kontratat koncensionare të rrugës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, duke argumentuar se barra e tyre do të rëndojë xhepat e qytetarëve. 

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se ndryshimet e propozuara janë bërë duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria ka nënshkruar deri në fund të vitit të kaluar 200 kontrata koncesionare.

Shkarkoni aplikacionin e A2