“Lëkundet” Netflix, bien ndjeshëm fitimet

Netflix ka kapërcyer shifrën e 150 milionë abonentëve të regjistruar, por gjiganti i filmave humbi parashikimin për abonime të reja.

Kompania shtoi vetëm 2,7 milionë abonentë të rinj në tremujorin e dytë të këtij viti, një shifër mjaft e ulët në krahasim me 5 milionë të tillë që kishin parashikuar analistët.

Fitimet e Netflix ranë në 271 miliardë dollarë gjatë periudhës prill-qershor, nga 384 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit të kaluar. 

Edhe pse Netflix tha se nuk ishte konkurrenca një faktor që çoi në më pak regjistrime të reja e rrjedhimisht edhe në më pak fitime, por, kërcënimi më i madh për mbretërimin e Netflix mund të jetë Disney. Ky i fundit do të ketë një çmim shumë më të favorshëm për abonentët, vetëm 6.99 dollarë në muaj, sa gjysma e çmimit të Netflix. 

Netflix numëron aktualisht 151,5 milionë abonentët në nivel global, 60,2 prej të cilëve janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN