Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Milani kërkon sulmues, mund ta marrë nga Atletico

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 16:59 | Futboll
Milani kërkon sulmues, mund ta marrë nga Atletico

Milani është kthyer në një kantier në këtë merkato vere, me shumë lojtarë në ikje e të tjerë në ardhje pas nënshkrimit me trajnerin e ri Giampaolo.

Aktualisht, drejtuesit kuqezinj po punojnë për të përforcuar të tre repartet. Sa i përket sulmit, goditja mund të vijë nga Atletico e Madridit. Lajmi është dhënë këtë të enjte nga “Repubblica” shkruan se Milani i ka hedhur sytë nga Angel Correa, 24-vjeçari argjentinas, i cili është drejt largimit nga Atletico dhe për të klubi spanjoll kërkon një shumë mes 30 dhe 40 milionë euro.

Correa është një alternativë, por për Milanin nuk ka rënë as pista Depay, i kërkuar edhe një vit më parë. Holandezi është në radhët e Lyon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë