Një gol eliminon Laçin në Izrael

Laçi nuk ja del të kualifikohet për më tej në Europa League. Ekipi kurbinas është mundur me rezultatin minimal 1-0 nga Hapoel Beer Sheva në transfertën e vështirë në Izrael.

Laçi arriti të mbante portën e paprekur për 70 minuta dhe shpresonte në një gabim të vendasve për të shënuar një gol që do ta kalonte për në fazën pasardhëse, por kjo nuk ndodhi. Ishte pikërisht kjo minutë kur ekipi i Beer Sheva-s shënoi dhe golin e vetëm të takimit me Sabag i cili mund të kalojë topin në rrjetën e Selmanit.

Laçi kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë përballë izraelitëve, të cilët në të vërtetë ishin një kundërshtar shumë i fortë dhe me shumë eksperiencë në kompeticionet europiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN