Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Oferta e Metës: Nëse Rama e ka ters 13 tetorin, gati ta rishikoj

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 11:17 | Politikë
Oferta e Metës: Nëse Rama e ka ters 13 tetorin, gati ta rishikoj

Presidenti Ilir Meta tha se është i gatshëm të ndryshojë datën 13 tetor për të mbajtur zgjedhjet vendore, por ato duhet të mbahen para 18 tetorit, kur edhe pritet të merret vendimi i Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin, dhe dua ta siguroj se e vetmja datë ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi të ndikoj është 17-18 tetori, kur udhëheqësit e Bashkimit Europian do të vendosin për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Të gjithë ne tani e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, proimin e qershorit e shtymë për në tetor, për në vjeshtë dhe është e domosdoshme që të jemi të ndërgjegjshëm dhe të sinqertë para shqiptarëve, unë si President, por edhe Rama i kryetar i QEverisë dhe shumicës, natyrisht edhe zoti Basha, si kryetar i opozitës, se nëse përpara kësaj date ne nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore dhe të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm”, tha Presidenti.

https://a2news.com/2019/07/17/ps-strategji-per-qershorin-2021-rama-13-tetori-nje-e-diel-si-gjithe-te-tjerat/

Ai shprehu keqardhjen që nuk ishte gjetur një zgjidhje më parë, që kur ai zhdekretoi 30 qershorin dhe caktoi më pas një datë të re për zgjedhjet vendore. “Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt për ping-pongun e kalimit të fajit. Jam fleksibël, meqenëse mund t’i ketë dalë ters në filxhan, është i mirëpritur për të dhënë një zgjidhje me një datë tjetër”, shtoi Meta. “Çdo proces është demonstrim i rrëmujëhanes që po zhvillohet në vendin tonë, është rezultat i shkeljes së kushtetutës, kjo gjë u demonstrua shumë qartë që në momentin ku me një qarkore Kuvendi u shpall gjoja i pavlefshëm një dekret i Presidentit dhe u bë presion mbi Kolegjin Zgjedhor. Duhet të kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje ligjore dhe kushtetuese në 30 qershor. Ta ketë të qartë çdo shqiptar dhe çdo ndërkombëtar që na thotë se gomari fluturon”.

https://a2news.com/2019/07/16/basha-takon-meten-ne-presidence/
https://www.instagram.com/p/B0DZ2I7gyoi/

Ai i bëri thirrje aktorëve politikë se pa zgjidhje nuk do të ketë nisje të negociatave dhe as justifikim para shqiptarëve. “Të gjithë këto manovra, përpjekje, manipulime dhe qoka ndërkombëtare shkojnë kundër standardeve ndërkombëtare që Shqipëria është e detyrueshme t’i zbatojë. Duhet të përfitojmë nga momenti pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me marrëveshjen e Prespës, por jo të pengojmë. I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor, çfarë do t’u themi shqiptarëve? Që e kishte fajin Edi, apo Luli dhe Mona? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë para shqiptarëve. Para 20 vitesh Shqipëria ishte para Kroacisë në proceset e anëtarësimit, po ku është Kroacia sot?”, u shpreh Meta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli