PD: Parlamenti noterizon grabitjen prej 328 mln euro – A2

PD: Parlamenti noterizon grabitjen prej 328 mln euro

Në rendin e ditës të seancës plenare të kësaj të enjteje në Parlament ishin edhe miratimi i kontratave koncesionare me formulën partneritet publik-privat, ajo për rrugën Orikum-Llogara dhe ajo për aksin Milot-Balldren.

Partia Demokratike reagoi duke e cilësuar këtë si noterizim të një tjetër grabitjeje për shqiptarët, që sipas selisë blu, kap vlerën e 328 milionë eurove.

“Edi Rama po miraton sot në parlamentin e tij ilegjitim dy koncesione me vlerë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra. Koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat janë pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista”, tha ndër të tjera Albana Vokshi në një deklaratë për mediat.

Shkarkoni aplikacionin e A2