Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Burg dhe non grata", PS tërheq amendimin për krimin zgjedhor

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 12:24 | Politikë
"Burg dhe non grata", PS tërheq amendimin për krimin

Pasi Edi Rama e shndërroi në refren të fushatës elektorale burgun dhe shpalljen non grata në SHBA e BE për ata që kryejnë krime zgjedhore, PS duket se pendohet.

Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla tha se amendamenti në Kodin Penal që ndalonte daljen jashtë vendit për ata që preknin zgjedhjet, do të tërhiqet për ta konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot edhe me mendimin e opozitës, dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

https://www.youtube.com/watch?v=AHrb1sZqA_s

Murrizi: Donit burg për ata që do të prishin qetësinë e Partisë

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi, ironizoi në foltoren e Kuvendit mbi vendimin e mazhorancës për të mos votuar amendamentin e Bushatit.   

U gëzova që e paskeni heq rrethimin me gjemba të Shqipërisë, siç e kemi patur nga 1945 deri në 1990.  Kemi 9 vjet që jemi çliruar nga ky burg, me heqjen e vizave, dhe ju donit që kush t’i prishte qetësinë partisë të rrinte 10 vjet në një burg 28 mijë kilometra katrorë”, deklaroi deputeti.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani