Rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë – A2

Rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë

Banorët e kodrave Accacia në Kolumbi kanë zgjedhur një mënyrë tepër të rrezikshme për të shkurtuar rrugën e fëmijëve të tyre për të shkuar në shkollë.

Meqenëse rruga e fëmijëve për të shkuar deri në shkollë është rreth 5 orë, ata kanë krijuar një lloj teleferiku krejtësisht në mënyrë artizanale.

Teleferiku përbëhet nga një kavo e trashë çeliku dhe fëmijët lidhen në një rrotë po ashtu çeliku e cila i dërgon ata, me shpejtësi marramendëse, në anën tjetër të kodrës. Për të frenuar ata mbajnë një kërrabë të trashë prej druri.

Shkarkoni aplikacionin e A2