Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tërhiqet nga futbolli i luajtur Armend Dallku

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 17:23 | Futboll

Në moshën 36-vjeçare, Armend Dallku, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i ka varur këpucët në gozhdë.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Prishtinës, që është edhe ekipi i fundit në karrierë për mbrojtësin.

Më parë, Dallku ka luajtur edhe me skuadrën e Elbasanit në vendin tonë, në 23 ndeshje. Ai është aktivizuar në 5 ndeshje me Shpresat dhe në 64 ndeshje me Kombëtaren ku ka realizuar edhe një gol.

Armend Dallku pas shënimit të golit me kombëtaren

Kulmin e karrierës së tij, Dallku e arriti me skuadrën e Vorsklas në Ukrainë, me të cilën zhvilloi 292 ndeshje, ku në shumë takime mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Ai e mbylli karrierën me skuadrën e Prishtinës, me të cilën ka zhvilluar 151 ndeshje. “Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë. Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në stërvitje, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme. Armendi do t’i mungojë fushës së blertë, por me Armendin, Prishtina do të vazhdojë bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej”, thuhet në njoftimin e klubit të Prishtinës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani