Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Terroristë, agjentë të dyfishtë e vrasës serialë, “shokët e burgut” të El Chapo-s

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 18:13 | Bota

Pas dënimit me burgim të përjetshëm, El Chapo do të transferohet në burgun “ADX Florence”, një vend i izoluar mes maleve shkëmborë në Kolorado, ku vuajnë dënimin disa nga kriminelët më famëkeq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Joaquin Guzman ndoshta mund të tërheqë më tepër vëmendje mediatike, për shkak të statusit si bosi i Kartelit të Sinaloas, përgjegjës për futjen në SHBA të sasisë më të madhe të lëndëve narkotike. Por aty brenda, meksikani do të ketë mundësi të “bashkëjetojë” me disa emra vërtet të frikshëm të botës së krimit, përfshi edhe disa bashkëkombës. Në burg vuajnë dënimin terroristë ndërkombëtarë, supremacistë të bardhë, agjentë të dyfishtë që kanë tradhtuar kombin dhe mafiozë amerikanë.

Fotogaleria e mësipërme ju sjell disa prej kriminelëve më të rrezikshëm që vuajnë edhe dënimet më të mëdha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë