Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Teuta nuk ia del, eliminohet nga Europa League

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 18:55 | Futboll
Teuta nuk ia del, eliminohet nga Europa League

Një ndeshje e mirë nuk mjafton. Teuta nuk ia del dot të kualifikohet në raundin e radhës së Europa League, pavarësisht fitores 1-0 në ndeshjen e kthimit.

Ekipi mik i Ventspils ia arriti të kalojë në turin tjetër falë dhe rezultatit të pastër 3-0 në ndeshjen e parë. Ata pritën gjatë gjithë kohës me një rreshtim të mirë në mbrojtje që Teuta të gabonte për të mbyllur ndeshjen.

Durrsakët u hodhën në sulm që në minutën e parë të ndeshjes pasi rezultati i ndeshjes së parë nuk i lejonte të bënin llogari të tjera. Raste të shumta u krijuan nga djemtë e Blendi Shkëmbit, por ai që mungoi ishte konkretizimi.

Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Kallaku në minutën e 48 të ndeshjes dhe bëri që durrsakët të kërkojnë më pas me të gjitha forcat golin e radhës, por portieri mik ishte në ditë të mirë dhe nuk lejoi më që rrjeta e tij të prekej. Kështu Teuta e mbyll me fitore aventurën e Evropa League, por pa rezultatin e duhur për të ecur më tej.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani