Zjarr në studiot të animimit, viktima e të plagosur në Japoni

Të paktën 24 persona besohet të kenë vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e asaj që dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme në një studio të filmave vizatimorë në Kioto të Japonisë.

Mediat lokale që citojnë policinë, thonë se një burrë hyri në studiot e Kioto Animation mëngjesin e së enjtes duke spërkatur ambientin me një lëng të paidentifikuar.

 I dyshuari, u arrestua dhe u dërgua në spital me plagë në trup. Rreth 30 persona rezultojnë të humbur. Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, i ndjekur nga flakët që përshinë menjëherë godinën 3 katëshe.

Operacioni i shpëtimit vazhdon, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin jashtë viktimat. Kompania është themeluar në 1981 dhe ka prodhuar një sërë serialesh të famshëm vizatimorë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2