“30 qershori” rezervon surpriza dhe çudira, 4 standardet e gjykatave – A2

“30 qershori” rezervon surpriza dhe çudira, 4 standardet e gjykatave

Gjykatat kanë aplikuar 4 standarde në verifikimin e mandateve të kryebashkiakëve. I pari standard ishte në vijim të traditës, ku krybashkiakut i pranohej kërkesa dhe mund të merrte detyrën pa asnjë lloj problemi.

Kjo ndodhi në pjesën më të madhe të bashkive, përfshirë dhe ata ku kishte garuar Bindja Demokratike.

Standardi i dytë u aplikua nga gjykatësja e Durrësit Mimosa Margjekaj, që shpalli të pavlefshëm procesin zgjedhor me fituese Valbona Sakon. Një tjetër interpretim i bëri këtij detyrimi Gjykata e Vorës, që çështjen e kaloi në Gjykatë Administrative.

Por cili është i sakti? A2 CNN pyeti deputetët juristë të Kuvendit të Shqipërisë. “Në rastin e Vlorës është një gabim flagrant ai i gjyqtarit që e ka shqyrtuar. Në çdo rast është Dhoma Civile e Gjykatës së vendbanimit të atij që kërkon certifikimin e mandatit. Ai vendim nuk ka asnjë sens logjik dhe juridik”, Adnor Shameti, i PS.

“Gjykatat e Faktit në këtë rast kanë vetëm kontrollin e paraqitjes së dokumentacionit me personit. Duhet të kuptojmë njëherë çfarë roli kanë. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Durrësit është një vendim i jashtëligjshëm”, tha Arben Pëllumbi, deputet i PS.

“Ka edhe shkallë të tjera që do të ndiqen procedurat. Ne kemi qenë kundër zgjedhjeve me një parti dhe gjykatat do të vendosin variantet e tyre”, tha Halit Valteri.

Vendimi i Margjekajt do të kishte vlerë vetëm në një rast. “Në rastin kur një vendim KQZ  e ka shpallur kryetar një kandidat të caktuar, është ankimuar në Kolegjin Zgjedhor dhe nuk ka përfunduar akoma. Në këtë rast e ndërpret procesin dhe pret të ketë zgjidhje përfundimtare”, u shpreh Shameti.

Standardi i katërt i gjykimit u aplikua të premten, kur për herë të parë verifikimin e mandatit e kryebashkiakut kërkoi subjekti politik dhe jo kandidati fitues. 

Shkarkoni aplikacionin e A2