Akademia i kthen vendimin Metës: Gjinushi nuk ka shkelur ligjin, kërkohet rishqyrtim – A2

Akademia i kthen vendimin Metës: Gjinushi nuk ka shkelur ligjin, kërkohet rishqyrtim

Akademia e Shkencave i kthen vendimin presidentit Ilir Meta për të rishqyrtuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të këtij institucioni.
Në këtë përfundim ka dalë Asambleja e Akademisë pas 2 orësh mbledhje me dyer të mbyllura.

Nënkryetari i Akademisë deklaroi se Gjinushi nuk ka shkelur ligjin dhe se institucioni nuk është në ngërç.

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta shpalli dekretin e refuzimit për emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë.

Kreu i shtetit argumentoi se Gjinushi kish shkelur ligjin duke mos hequr dore nga drejtimi i partisë ndërkohë që u zgjodh kryeakademik.

Shkarkoni aplikacionin e A2