Algjeria, kampione e Afrikës! – A2

Algjeria, kampione e Afrikës!

Algjeria është shpallur kampione e Afrikës, pasi ka mposhtur në finale 1-0 Senegalin.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kajro, Algjeria u tregua racionale përballë talenteve të Senegalit. Bounedjah ishte autor i golit të vetëm të kësaj finaleje, i cili u realizua në minutat e para të takimit.

Thuajse në të gjithë takimin në vazhdim, skuadra e Senegalit u zhvendos në gjysmëfushën e Algjerisë, duke krijuar raste të shumta.

Pasaktësia e sulmuesve dhe pritjet e portierit bën që rezultati të mos ndryshonte dhe trofeu më i rëndësishëm në nivel kombëtaresh në Afrikë të shkojë për Algjerinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2