Basha: PPP-të rrënuan ekonominë. Paketë ligjore për hetimin e koncesioneve – A2

Basha: PPP-të rrënuan ekonominë. Paketë ligjore për hetimin e koncesioneve

“Që ditën e parë të qeverisjes, ne do të ndërmarrim një operacion të gjerë, të paparë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera, për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë”.

Në kuadër të këtij operacioni, PD-ja ka gati dy platforma. E para është ajo për rikthimin e pasurisë së grabitur nëpërmjet koncensioneve dhe formave të tjera ligjore: “Çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale. Çdo person i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristi më i thjeshtë e deri te kryeministri, do t’i hetohet pasuria pa asnjë përjashtim, në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë”.

Platforma e dytë është ajo antikorrupsion, që parashikon hartimin e një sërë ligjesh, ku përfshihet ai për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, për përgjegjësinë civile të personave privatë dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni dhe një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë.

“Qytetarët do të kenë mundësinë që të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar të shtetit që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. Politikanët dhe punonjësit publikë nuk do të mund të blejnë dot asnjë kostum, e jo më makina dhe vila pa u hetuar për burimin e parave”, theksoi kreu demokrat.

Basha zbuloi se PD-ja ka marrë dhe ka ekspertizë të huaj, të specializuar për të hartuar një program të posaçëm për hetimin dhe rekuperimin e pasurive të tjetërsuara apo humbura. 

Shkarkoni aplikacionin e A2