Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Brexit pa marrëveshje, frikë për recesion

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 12:03 | Bota
Brexit pa marrëveshje, frikë për recesion

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje mund të çojë ekonominë e vendit drejt recesionit, sipas ekspertëve.

Analiza ka ardhur bazuar në skenarin e Fondit Monetar Ndërkombëtar vetëm pak muaj më parë mbi Brexit, që ka shkaktuar mjaft debate dhe tensione jo vetëm në Britani, por edhe në të gjithë bllokun. 

Largimi i Britanisë nga ky i fundit do të përbënte një pengesë të madhe për eksportet britanike, në rast të vendosjes së barrierave doganore me vendet e BE-së.

Frika nga një Brexit pa marrëveshje gjithashtu do të dëmtonte akoma më tej edhe sterlinën, duke e çuar monedhën britanike në një nivel edhe më të ulët në vijim. 

Pas krizës në Greqi dhe Itali, një ngadalësim i ekonomisë britanike do të ndikonte drejtpërdrejt edhe vendin tonë, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë në këto vende. Kjo do të çonte në më pak vende pune dhe rrjedhimisht edhe në më pak dërgesa nga emigrantët për familjarët e tyre. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani