Dorëheqja e kryeministrit, reagon Hashim Thaçi: Besoj në pastërtinë e luftës së UÇK

Ka ardhur dhe reagimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaç pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga detyra. Kreu i shtetit të Kosovës bën me dije në rrjetet sociale se e ka mësuar nga mediat dorëheqjen e parevokueshme të Haradinajt dhe se e respekton vendimin e tij.

Hashim Thaçi shton se pas këtij vendimi të kreut të qeverisë do të ndërmarrë veprimet kushtetuese që ja cakton ligji, për të cilat do të njoftohen dhe qytetarët.

“Presidenti ka thënë se për dorëheqjen e Haradinajt është informuar  nga mediat.“Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë”

Presidenti Thaçi e mbyll postimin e tij se beson në luftën e UÇK dhe se vlerat e saj nuk mund t’i cënojë askush.

“Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, shkruan Hashim Thaçi.

Presidenti, në postimin e tij, gjithashtu shkruan se Gjykata Speciale ka thërritur për të dëshmuar disa ish luftëtarë të UÇK, mes tyre dhe këshilltarin e tij Bislim Zyrapin, ish shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2