“Galaktikja” e parë e Real Madrid është shqiptare

Një shqiptare është blerja e parë “galaktike” e Realit të Madridit në futbollin për femra. Ajo është Kosovare Asllani.

Klubi i famshëm spanjoll sapo ka krijuar ekipin e futbollit për femra, ashtu siç kanë bërë deri më tani shumë klube të mëdha. 29-vjeçarja Asllani, e cila është e lindur në Suedi nga familje shqiptarësh të Kosovës, firmosi kontratën me ekipin e ri.

“Është një ëndërr të vesh fanellën më të bukur në botë”, tha në mesazhin e saj Kosovare Asllani, e cila është gjithashtu entuziaste sepse shkruajti historinë me klubin gjigant botëror.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN