Gjykata e Durrësit vërteton mandatin e Valbona Sakos – A2

Gjykata e Durrësit vërteton mandatin e Valbona Sakos

Ngërçin e gjykatave që refuzuan vërtetimin e mandateve në Durrës dhe Vorë, Partia Socialiste ka vendosur ta zgjidhë duke dërguar një kërkesë të dytë, për secilin rast, por këtë herë jo më në emër të kandidatit fitues, por të vetë subjektit politik Partia Socialiste, shoqëruar me firmën e kryetarit Edi Rama.

Në Gjykatën e Durrësit kërkesa është regjistruar të enjten, ndërsa shorti i ra gjyqtarit Shpëtim Reka. Ndryshe nga kolegia e tij, Mimoza Margjeka, e cila i quajti të pavlefshme zgjedhjet, ai paraditen e kësaj të premteje vërtetoi mandatin e kandidates socialiste Valbona Sako.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se gjithsesi do ta ankimojë vendimin e gjyqtares Margjekaj.

Ndërkohë, mësohet se PS do të ndjekë të njëjtën stategji edhe për mandatin e Vorës. 

Shkarkoni aplikacionin e A2