Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Impianti i ri prej 1,5 miliardë $ i Golden State Warriors

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 08:30 | Sporte të tjera

Nëse ne në Shqipëri kemi të drejtë të mburremi me Arenën Kombëtare, impiantin më të ri, më të madh dhe më modern në vend, në Amerikë koncepti i stadiumeve ka shkuar në nivele gati-gati të paimagjinueshme.

Pas pak javësh, Golden State Warriors do të hapë impiantin e ri, me vlerë 1,5 miliardë dollarë. Edhe pse kompleksi i ri ende nuk është funksional, ai ka nisur të gjenerojë të ardhura, me klubin e basketbollit që po sheh menjëherë përfitime rekord.

Bëhet fjalë për 2 miliardë dollarë nga shitja e biletave, eventet që do të organizohen aty, kontratat e sponsorizimeve apo dhënia e ambienteve luksoze me qira.

“Chase Center” do të inaugurohet më 6 shtator nga një koncert i Metallica dhe nga orkestra e njohur simfonike e qytetit, San Francisco Symphony.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani