Nëse ne në Shqipëri kemi
të drejtë të mburremi me Arenën Kombëtare, impiantin më të ri, më të madh dhe
më modern në vend, në Amerikë koncepti i stadiumeve ka shkuar në nivele
gati-gati të paimagjinueshme.
Pas pak javësh, Golden
State Warriors do të hapë impiantin e ri, me vlerë 1,5 miliardë dollarë. Edhe
pse kompleksi i ri ende nuk është funksional, ai ka nisur të gjenerojë të
ardhura, me klubin e basketbollit që po sheh menjëherë përfitime rekord.
Bëhet fjalë për 2 miliardë dollarë nga shitja e biletave, eventet që do të organizohen aty, kontratat e sponsorizimeve apo dhënia e ambienteve luksoze me qira.
“Chase Center” do të inaugurohet më 6 shtator nga një koncert i Metallica dhe nga orkestra e njohur simfonike e qytetit, San Francisco Symphony.