Lulzim Basha: Haradinaj, njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka

“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka”, kështu e ka vlerësuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për t’u tërhequr nga drejtimi i qeverisë.

Sipas kreut të demokratëve, Haradinaj i ka shërbyer vendit të tij çdo ditë dhe se askush nuk mund ta mohojë luftën çlirimtare të Kosovës.

“Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, shkruan Lulzim Basha në Twitter.

Ramush Haradinaj vendosi të japë dorëheqjen si kryeministër i Kosovës pasi është thërritur nga Gjykata Speciale.

Shkarkoni aplikacionin e A2