Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbërrin maqedonasi, Vllaznia prezanton trajnerin e ri

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 18:11 | Futboll
Mbërrin maqedonasi, Vllaznia prezanton trajnerin e ri

Pak ditë pas konfirmimit si trajner i ri Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka mbërritur në Shkodër atje ku është prezantuar përpara mediave.

Ish-tekniku i përfaqësueses së Maqedonisë do të zëvendësojë, trajnerin Agim Canaj, aventura e të cilit zgjati shumë pak në drejtim të kuqebluve.

Vllaznia është një skuadër historike. U binda për të pranuar marrëveshjen pasi, me drejtuesit e klubit patëm të njëjtat koncepte dhe filozofi. Kam pak dijeni për përbërjen e skuadrës, por brenda këtyre ditëve do të nisim punën. Jam këtu për të bërë gjëra të mira. Do të tregojmë se kemi vlera. Do të ndërhyjmë edhe në merkato”, tha trajneri i ri i kuqebluve.

Përpara mediave u shpreh edhe administratori i klubit, Suad Lici, i cili beson tek eksperienca e trajnerit dhe vendos si qëllim arritjen në Kupat e Europës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë