Meta pas dorëheqjes së Haradinajt: Të bashkohemi që Kosova e rajoni të jenë të pacenuar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen.

Kreu i Shtetit deklaroi se është krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur për pafajësinë e tij. Sipas Ilir Metës, nga sot duhet të bashkohemi më shumë që Kosova dhe rajoni të mbeten të pacenuara.

Postimi i plotë i Ilir Metës

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.”

Shkarkoni aplikacionin e A2