Meta: Të rikthehemi në shinat e demokracisë

Presidenti Meta bëri edhe një herë thirrje për rritjen e përpjekjeve për të kapërcyer atë që ai e quajti krizë të rëndë ku ndodhet vendi. Komentin e bëri përmes një deklarate për mediat, në lidhje me takimin e lamtumirës me ambasadoren sllovene në Tiranë, Lea Stançiç.

“Kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e Ambasadores Stançiç për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2