Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, Fatmir Frashëri – A2

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, Fatmir Frashëri

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ikona e klubit të futbollit të Tiranës, Fatmir Frashëri.

Fatmir Frashëri u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të periudhës 1962-1964, kur u aktivizua me Partizanin.

Ai ka drejtuar për shumë vite, në 4 periudha të ndryshme Tiranën, por edhe skuadra si Naftëtari, Besa e Dinamo.

Fatmir Frashëri mbajti veshur edhe për 12 ndeshje fanellën e kombëtares shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2