“Ndëshkimi 2” godet në Krujë, 7 të arrestuar për kultivim narkotikësh

Efektivët e Komisariatit të Krujës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale kanë përmbyllur me sukses operacionin antikanabis “Ndëshkimi 2”.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 7 persona nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike, në  territorin e fshatit Barkanesh, Zgërdhesh, Kurcaj të Krujës,  ku në  periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë  të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Operacioni i sotëm është në vijim të operacionit të koduar “Ndëshkimi”,  ku u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Pas një hetimi me metoda special që zgjati 2 muaj, Komisariati i Krujës nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës , finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “Ndëshkimi 2”.

Në funksion të procedimit penal prill 2019 u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për shtetasit:

T.K.,  27 vjec,

I.D., 27 vjeç,

S.D., 28 vjeç,

E.D., 23 vjeç,

B.D., 38 vjeç,

A.D., 17 vjeç, banuesë në fshatin Barkanesh

Si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për  veprën penale “Kutivimi i bimëve narkotike”.  Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN