Presidenti Meta dekoron ish kapitenin Mujo Targaj

Presidenti i vendit, Ilir Meta dekoroi me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ ish futbollistin dhe kapitenin e Kombëtares shqiptare, Mujo Targaj.

Meta vlerësoi kontributin e sportistit të mirënjohur si dhe e cilësoi atë si një frymëzim për brezat që rriten.

Edhe pse me një situatë të tensionuar politike në vend, Presidenti Meta është përfshirë në një sërë ngjarjesh sportive, atje ku pak ditë më parë u pasqyrua edhe nga mediat prestigjoze britanike për simpatizimin ndaj klubit skocez të Celtic.

Shkarkoni aplikacionin e A2