Reagimi i parë nga Tirana, Pandeli Majko: Haradinaj veproi si burrë shteti – A2

Reagimi i parë nga Tirana, Pandeli Majko: Haradinaj veproi si burrë shteti

Pandeli Majko është politikani i parë shqiptar që reagon pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen.

Ministri i Diasporës e ka cilësuar veprimin e Haradinajt si aktin e një burri shteti që i shërben Kosovës. Sipas tij, Ramushi di të bëj dallimin e fatit të tij personal me atë të sigurisë kombëtare.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.  Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, shkruhet në reagimin e Pandeli Majkos në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2