Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Refuzimi i mandateve të kryebashkiakëve, Daci: Në Durrës dhe Vorë, gjyqtarë të guximshëm

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 10:51 | Politikë
Refuzimi i mandateve të kryebashkiakëve, Daci: Në Durrës dhe

Avokati i Shoqatës së Bashkive, Jordan Daci, shpjegoi se institucioni që ai drejton i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese ku kërkon “konstatimin e paligjshmërisë së zgjedhjeve të datës 30 qershor” dhe kryetarëve të dalë nga këto zgjedhje.

“Hapi i djeshëm ishte rekomandim i ndërkombëtarëve që thanë se duhen përdorur mjetet institucionale dhe Gjykata Kushtetuese është mjet i tillë”, tha Daci.

“Shpresoj që gjykata do e nisë punën me këtë kur të ngrihet sepse mendoj se është prioritare kjo çështje”, shtoi avokati i Shoqatës së Bashkive.

https://a2news.com/2019/07/17/vendimi-i-gjykates-se-durresit-reagon-balla-eshte-nul-mandatet-i-jep-vetem-kqz-dhe-kolegji/

Më tej, Daci shpjegoi rastet e Durrësit dhe Vorës: “Gjykata verifikon kushtet sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Ky nen është e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, por ne nuk kemi një praktikë për ta kuptuar se çfarë do të thotë neni 45. Madje edhe doktrina shqiptare është shumë e varfër, por Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka rreth 1000 vendime, prej të cilave ne kemi përdorur 10 te ankesa jonë, ku sqarohet se çfarë do të thotë të votosh. Nuk quhen zgjedhje nëse nuk janë pluraliste pasi kjo cenon të drejtën e zgjedhësve”.

https://a2news.com/2019/07/18/voltana-ademi-rama-te-mos-fuse-duart-te-emerimet-e-gjykates-kushtetuese/

Kur u pyet pse kjo gjë ka ndodhur vetëm me Durrësin dhe Vorën, avokati tha: “Mendoj se kanë qenë gjyqtarët më të guximshëm, ndërsa të tjerët kanë qenë të trembur për impaktin ose nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë si gjyqtar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë