Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rikthehet Top Gun, publikohet trajleri i filmit të ri të Tom Cruise

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 14:02 | Showbiz

Tom Cruise rikthen personazhin e e Maverick në filmin më të ri, Top Gun, vazhdim i prodhimit me të njëjtin emër realizuar fillimisht në vitin 1986. Aktori 57-vjeçar zbuloi vetë trajlerin e filmit që pritet të dalë në kinema në qershor të vitit 2020.

Sipas asaj që kuptohet nga video, Maverick mbetet një pilot shumë i mirë, por sjellja e tij duket se nuk i ka dhënë shumë mundësi për të përparuar në karrierë. Filmi nis disa dekada pas ngjarjeve të filmit të parë, ndërsa nuk mungojnë përsëri skenat fantastike me fluturime të rrezikshme me avionë luftarakë.

“Mbi 30 vite në shërbim, i vetmi njeri që ka rrëzuar tre avionë armiq në 40 vitet e fundit”, dëgjohet t’i drejtohet protagonistit një oficer i lartë gjatë trajlerit. “Megjithatë nuk ngrihesh në gradë, nuk jep dorëheqjen dhe pavarësisht se përpiqesh në maksimum, nuk pranon të vdesësh”.

Me siguri një tjetër prodhim fantastik nga heroi i “Mission Impossible”.

https://youtu.be/qSqVVswa420

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani