Shkatërrohet banda italo-shqiptare – A2

Shkatërrohet banda italo-shqiptare

Policia e Mesinës shkatërroi një grup kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikimin e drogës. Në pranga përfunduan 13 persona, prej të cilëve 4 janë shqiptarë, të moshës nga 35 deri ne 57 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë italiane, të ndaluarit ishin pjesë e një celule kriminale dhe zotëronin armë zjarri. Ata akuzohen për trafik kokaine dhe marijuane. Hetimi ndaj këtij grupi kriminal nisi në maj të 2017-ës pas një operacioni ku u sekuestruan 42 kilogramë marijuanë.

Shkarkoni aplikacionin e A2