Superheronjtë “pushtojnë” rrugët e San Diegos

Qindra persona morën pjesë në një paradë krejt të veçantë në rrugët e San Diegos për të festuar 50 vjetorin e konventës së librave komikë me superheronj që kanë rritur breza të tërë të rinjsh.

Me kostume shumëngjyrëshe dhe me armët karakteristike, rrugët e qytetit u mbushën me supërheronjtë që kanë frymëzuar miliona njerëz në mbarë botë.

Por nuk munguan dhe kostumet e personazheve të këqinj të këtyre librave që i dhanë një larmi eventit të veçantë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN