Tërmet i magnitudës 5,1 në Athinë

Një tërmet i fortë ka tronditur Athinën këtë të premte, duke nxjerrë jashtë përdorimit rrjetet telefonike dhe energjinë elektrike në disa pjesë të qytetit.

Tërmeti i maginitudës 5,1 goditi me një epiqendër rreth 22 kilometra në veriperëndim të qytetit. Shumë banorë vrapuan në rrugë duke braktisur godinat pasi lëkundjet u ndjenë për 15 sekonda. Deri tani nuk ka raportime për dëmtime të rënda.

Tërmeti është ndjerë veçanërisht në qendër të Athinës, ndërsa ka raportime për shpëtimin e disa personave nga forcat zjarrfikëse, pasi kishin mbetur të bllokuar në ashensorë.

Sizmologët thonë që tërmeti ishte rreth 13 kilometra nga sipërfaqja dhe kjo ka bërë që të ndihet aq shumë. Ky është i pari tërmet që godet kryeqytetin grek që prej vitit 1999.

Shkarkoni aplikacionin e A2