Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tkurren me 3,7% eksportet, ekonomia në rrezik

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 12:09 | Ekonomi

Ekonomia shqiptare ka humbur një nga gjeneratorët e rritjes ekonomike, eksportet. Qeveria, por edhe institucionet ndërkombëtare si FMN, shpresonin në forcimin e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Por për gjashtë muajt e parë të vitit, vendi ynë ka shitur rreth 47 milionë euro më pak produkte “Made in Albania” drejt vendeve partnere.

Dobësimi i ekonomive të këtyre të fundit, veçanërisht në vendet brenda Bashkimit Europian, është një nga shkaqet për tkurrjen e tregtisë së jashtme. Por ndikuesit më të mëdhenj mbeten kriza e prodhimit të energjisë dhe rënia e euros, që ka fshirë të paktën 5% të vlerës së mallrave.

Në rrezik janë edhe faktorët e tjerë që do të rrisnin ekonominë e vendit: konsumi me një inflacion në nivele anemike 1,3%, investimet e huaja me dy projektet madhore TAP dhe Devoll që përfundojnë këtë, si dhe ato në infrastrukturë me qeverinë që po përballet me problemin e mungesës së të ardhurave dhe detyrimin për uljen e borxhit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli