Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U përdor si imazh antiduhan, shqiptari: Këmbën e kam humbur në vitin ‘97

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 10:51 | Lifestyle
U përdor si imazh antiduhan, shqiptari: Këmbën e kam humbur

Humbi këmbën gjatë trazirave të vitit ‘97 në Shqipëri, por vite më vonë kthehet pa e ditur në imazh kundër duhanpirjes. Kjo është historia e një 60-vjecari shqiptar me vendbanim në Metz të Francës, i cili zbuloi rastësisht se fotoja që e tregonte me këmbë të prerë përdorej në paketat e cigareve pa pëlqimin e tij.

Imazhi shoqërohet me mesazhin, “Duhanpirja bllokon arteriet”. Shqiptari që preferon të mbetet anonim thotë se e kishte zbuluar foton kur kishte blerë një paketë cigaresh ne Luksemburg vitin e kaluar. Ai beson se fotot janë marrë nga një spital që ka vizituar në vitin 2018 dhe me ndihmën e një avokati po përpiqet të hedhë dritë mbi rastin.

“Çdo shenjë është specifike, e veçantë. Ky njeri ka gjithashtu shenja djegieje në këmbën tjetër. Është shumë e qartë. Çdo ekspert do ta identifikonte. Klienti im ndihet i tradhtuar, i plagosur në dinjitetin e tij duke parë gjymtimin e tij të shfaqur në paketa cigaresh”, tha avokati Antoine Fittante.

Por Komisioni Europian, përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla thotë se burri është ngatërruar. Edhe e përditshmja “Le Parisien” hedh dyshime mbi pretendimet duke treguar të njëjtën fotografi në një koleksion të përdorur nga fushata e BE kundër duhanpirjes në vitin 2017, para se 60-vjeçari të vizitonte spitalin e Metz. Ajo shfaqet gjithashtu në një bazë të dhënash të vitit 2014 të Bashkimit Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani