Vendimi i ri i Gjykatës Durrës për Sakon, Basha: Drejtësia private që ka vendosur Rama – A2

Vendimi i ri i Gjykatës Durrës për Sakon, Basha: Drejtësia private që ka vendosur Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas vendimit të ri të Gjykatës së Durrësit që vërtetoi mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake e këtij qyteti, edhe pse një ditë më parë, po e njëjta Gjykatë, kishte refuzuar ta bënte këtë, madje duke e konsideruar procesin nul për shkak të parregullsive në regjistrimin e Partisë Bindja Demokratike.

“E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri. Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët. Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan”, shkruan Basha në Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2