Zjarrvënia në Japoni, autori u hakmor për plagjiaturë – A2

Zjarrvënia në Japoni, autori u hakmor për plagjiaturë

Një 41 vjeçar i identifikuar si Shinji Aoba pranoi autorësinë e vrasjes më të rëndë masive në gati 20 vjet në Japoni.

Ai tha se kishte përdorur benzinë për t’i vënë zjarrin studios së filmave vizatimorë të Kiotos, pasi besonte se ajo i kishte vjedhur veprën.

Në ngjarje 33 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë mbetën të plagosur. Të gjitha viktimat ishin punonjës. Policia nuk i përcakton lidhjet e autorit të dyshuar me kompaninë por bën me dije se ai kishte probleme të paspecifikuara mendore.

Zjarrvënia në studion e animimit të Kiotos tronditi fansat në të gjithë botën, për humbjen e jetëve njerëzore dhe veprave artistike që gjendeshin atje. E themeluar në 1981-shin kompania shquhet për animacionet e cilësisë së lartë.

Shkarkoni aplikacionin e A2